Emisioni Weekend në Klan Kosova ka shtruar sot sofër për grupin folklorik Fehmi Kastrati, i përbërë nga ky i fundit dhe djemtë e tij.
Pasi bënë një performancë në studio, Kastrati tregoi se me muzikë ka filluar të merret që nga mosha 16-vjeçare, ndërsa pas luftës e ka formuar grupin.
“Për herë të pare kemi mbërri në 2000-tën në RTK që e kemi çel programin folklor, mbas nesh ishin Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli. Meqenëse ato i vendosën përpara e na bënë pak me hile, sepse ne kemi qenë të parët”, tha me shaka Kastrati.
Ai tutje shtoi se në kohët e kaluara ka qenë pak më ndryshe për ta dhe më lehtë të këndojnë për shkak se ishin odat, sesa tani që po shkojnë nëpër disa restorante, për ku thonë se e kanë pak më vështirë.
Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=zPOHBRiCELs
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.