Një aksident trafiku zingjiror ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Gjilan–Prishtinë, në afërsi të fshatit Parallovë.
Në aksident ishin të përfshirë katër automjete.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha për Klankosova.tv. tha se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Nga hetues të trafikut rajonal po hetohen rrethanat e këtij aksidenti,” ka deklaruar Hashani për Klankosova.tv.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në përplasjen e automjeteve.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.