Mesa po vërehet nga statistikat që vinë nga OnePlus, gjenerata e dytë e smartfonit të kompanisë e cila u prezantua pak ditë më parë ka gjeneruar goxha interes. Webfaqja e regjistrimeve për blerjen e smartfonëve tregon shifrën e mbi 1 milion One Plus 2 të porositur.
Ky numër po rritet me shpejtësi nëse marrim në konsideratë se 2 ditë më parë shifra nuk shënonte më shumë se 760,000 regjistrime për blerje.
Po ta krahasojmë me modelin e shkuar, OnePlus One vitin e shkuar gjer në këtë fazë kishte shënuar 1.5 milion regjistrimeve, shkruan PCWorld Albanian.
Duke ndjekur suksesin global të OnePlus One, lançimi i OnePlus 2 e riafirmon përkushtimin e prodhuesit kinez ndaj kësaj marke duke ruajtur një nivel të lartë profesionalizimi në industrinë e smartfonëve të ditëve të sotme.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.