Xhudo këtë herë sjellë garën e madhe Grand Slam të Tbilisit, aty ku në pyetje nuk janë vetëm medaljet dhe sukseset individuale, por edhe marrja e pikëve olimpike për të qenë pjesë e TOKYO 2021.
14:00 JUDO: GRAND SLAM TBILISI ART SPORT 1
Gjithçka nis të premtën, teksa edhe të shtunën e poashtu edhe të dielen garat dhe luftërat vazhdojnë pa u ndalur. Grand Slami i rëndësishëm i Tbilisit të Gjeorgjisë vjen live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Këtë herë përveç xhudistëve elitar nga të gjitha shtetet e botës, katër prej pjesmarrësit do të jenë edhe kosovarët: Akil Gjakova, Loriana Kuka, Laura Fazliu dhe Nora Gjakova. Që të tre kanë nevojë për plasman të mirë që të jenë pastaj edhe në lojtrat olimpike të Tokyos.

Që të katërt garuesit tanë do të garojnë në pesha të ndryshme andaj edhe mundësia për të arritur deri tek medalet është më e madhe.
Se a do të triumfojnë dhe a do sigurojnë pjesmarrjen në lojrat olimpike garuesit tanë mund ta kuptoni dhe shikoni vetëm në platformën më atraktive dhe unike sportive, Artmotion.
Orari i garave:
Dita 1 – Blloku Final – E Premte, 14:00
Dita 2 – Blloku Final – E Shtunë, 14:00
Dita 3 – Blloku Final – E dielë, 14:00

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.