Lajmet e fundit

Katër persona mbetën të lënduar sot pas një aksidenti që përfshiu tri vetura në fshatin Dollc të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për Klankosova.tv se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor dhe se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Gashi shtoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet nga ana e tyre.
https://klankosova.tv/aksident-mes-dy-veturash-ne-dollc-te-klines/