Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Bresje të Fushë Kosovës.
Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo shtoi se aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së martës.
“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Pejë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.
https://klankosova.tv/aksident-ne-bresje-te-fushe-kosoves-te-perfshira-se-paku-dy-vetura/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.