Në 24 orët e fundit, 39 raste të reja të infektimit me koronavirus u regjistruan në zonat e banuara me serbë në Kosovë, nga 93 mostra të përpunuara, njoftoi Shtabi i Krizave në Mitrovicën e Veriut.
Në të njëjtën periudhë, 72 persona të tjerë dolën nga izolimi i caktuar.
Gjatë ditës së djeshme, katër persona vdiqën si rezultat i infeksionit me koronavirus, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.
Që nga fillimi i pandemisë në zonat serbe në Kosovë, 82 njerëz kanë vdekur me virusin korona.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.