Rruga “Halil Mustafa” e fshatit Kqiç i Madh të Mitrovicës ka mbetur e pa shtruar që nga 2017.
Atëvit shkaku i disa mospajtimeve një person pengoi asfaltimin e rrugës, mirëpo që më pas kishte ndryshuar mendje.
E sipas ish-përgjegjësit të kësaj lagjeje komuna po i diskriminon dhe rruga ka mbetur e pa shtruar për arsye politike.
“Para zgjedhjeve është shtru me zhavorr, komuna e Mitrovicës e ka shtru, kjo ka pas me u shtru asfalt po erdhën zgjedhjet hupën ata edhe mbet pa u shtru. Tash nuk po na e shtrojnë veç pse jemi votues të Lëvizjes Vetëvendosje” tha Hajzer Sadiku, ish përgjegjës për lagjen Pllana.
Nga Komuna e Mitrovicës, megjithëse e premtuan, nuk kthyen përgjigje që nga e premtja rreth kësaj çështjeje.
https://www.youtube.com/watch?v=w1f5Ma8hEOQ
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.