Reformë jo se jo, por regres po. Ky është konkludimi i Institutit Demokratik të Kosovës për projektligjin e ri për zgjedhjet.
Për këtë arsye nga kjo organizatë po kërkohet që ky dokument mos të procedohet në kuvend, pa iu nënshtruar një debati e analize.
“Ky ligj përmban disa elemente, të cilat ne besojmë që seriozisht kërcënojnë integritetin zgjedhor dhe janë një alarm jo vetëm për shoqërinë civile, por edhe për akterët e përfshirë në këtë proces”, u shpreh Ismet Kryeziu, Drejtor i KDI-së, njofton Klan Kosova.
Ai pohoi se projektligji do të shkojë tek deputetët me procedura të përshpejtuara, anise nuk ka nguti që të ndodhë një gjë e tillë. Derisa foli edhe për përshtatshmërinë juridike të kandidatëve, Kryeziu theksoi se personave të akuzuar për vepra korruptive u mundësohet garimi në zgjedhje.
Në anën tjetër hulumtuesi i lartë në KDI-së, Eugen Cakolli, ka folur për rritjen e votës preferenciale për kandidatët, duke kërkuar që të jetë e reduktuar në vetëm tre kandidatë.
“Nuk kontribuon aspak në rritjen e garës në mes të kandidatëve të të njëjtit subjekt politik, por thjesht përbën zhvendosje të atyre presioneve dhe përplasjeve që ekzistojnë brenda partive politike tek votuesit”, shtoi Cakolli.
Ai theksoi se me rritjen e votës preferenciale mundësohet manipulimi nga ana e komisionerëve.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO
https://www.youtube.com/watch?v=6haVhPWoB5M
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.