Sara dhe Driloni kanë diskutuar për njohjen e tyre brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, dhe vazhdimin e saj jashtë formatit.
Driloni u shpreh se Sara në shtëpi është duke bërë lojë dhe jashtë as nuk do ta njoh fare, transmeton Klankosova.tv.
“Ti ski kohë, si të dalësh unë edhe me të thirrë, u kry puna. Lojën e ke kry këtu brenda dhe jashtë nuk ka lojë më – ‘ec baju Drilon’ se nuk kam punë me ty, unë me ty kam folë në Big se s’kam pas qarë, por jashtë nuk të foli’ – Xheneta e dytë”, u shpreh Driloni.
Sara në anën tjetër e akuzonte Drilonin se as edhe një përqafim si duhet s’i ka dhënë e nuk duhet të mendoj për jashtë formatit.
“Ti smë ke dhënë as një përqafim tamam dhe më thua se unë e kam lojë, ti shihe anën tënde. Shihe punën këtu se si i ke sistemuar gjërat”, u shpreh Sara teksa Driloni e quante mashtruese.
Por, për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=F_MF3GFvut8
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.