Trajneri i Majlinda Kelmendit - kampione e artë olimpike në xhudo, Driton Kuka, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shtruar një pyetje jo fort të thjeshtë.
Ai ka pyetur të gjithë nëse mund ta dinë kë po kërkonte me sy Kelmendi pas triumfit në Lojërat Olimpike Rio 2016, duke premtuar shpërblim për atë që e di përgjigjen.
Po kërkonte ndonjë familjar?, vet Kukën?, apo dikë krejt tjetër, ndoshta krejt të largët për ne, por për të shumë të afërt?
Mos ndoshta xhudistja më e mirë në botë po kërkonte të parin e xhudos botërore, Marius Vizer, që i pati bërë një premtim të kryehershëm asaj, njofton Klan Kosova.
Njeriu që loboi shumë për ta bërë Kosovën pjesë të xhudos botërore i pati premtuar asaj se kur të bëhet e artë në olimpiadë ai do t'ia japë medaljen.
Mos ishte pikërisht Vizer njeriu që Majlinda po kërkonte me sy? Përgjigjen e presim nga Dritoni.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.