Për shkak të mungesës së energjisë elektrike për gati dy orë, të mërkurën u shtynë për disa minuta deri në një orë të gjitha aktivitetet e parapara të mbahen në ditën e tretë të seminarit të Gjuhës, Letërsisë e Kulturës Shqiptare.
Drejtori i këtij seminari, Shkumbin Munishi, tha se deri tani gjithçka po shkon mirë përveç pjesës teknike, asaj të energjisë elektrike, çka do të ndikojë eventualisht në shtyrjen e ligjëratave e aktiviteteve tjera.
Megjithatë programet të mërkurën vazhduan pasi u stabilizua furnizimi me rrymë. U mbajtën ligjërata, orë letrare e kurse.
https://www.youtube.com/watch?v=0QgHWIY7zr4
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.