Kelly Clarkson u emocionua pasi kujtoi momente të mrekullueshme nga e kaluara e saj.
42-vjeçarja e festoi episodin e 1 mijtë të emisionit të saj "The Kelly Clarkson Show", të enjten.
Ajo çka emocionoi këngëtaren është një video e cila u shfaq në fund të emisionit, ku ishin fëmijët e e Kellyt, Remington Alexander, 8-vjeç dhe vajza River Rose, 10-vjeç, të cilët në atë sekuencë të videos që u shfaq ishin momente të tyre më parë në emision duke përqafuar këngëtaren.
"Ishte vërtet e ëmbël", tha ajo, duke duartrokitur ndërsa videos i erdhi fundi. "Oh, ishte vërtet e ëmbël. Dhe, shikoni, unë e ndava bashkë ju".
"River dhe Remy, ju dua shumë. Jam shumë krenare për ju të dy," vazhdoi ajo pasi fshiu disa lot.
"Ata janë thjesht të patrembur dhe shumë të guximshëm. Ata janë më shumë si unë si e rritur, e jo si unë kur isha fëmijë, kështu që ata gjithashtu flasin shumë. Ju jeni ajo që më pëlqen sot, të vegjlit e mi, dhe çdo ditë i dua shumë", tha këngëtarja, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=DBf5ygGIGvk&t=27s
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.