Muajin e kaluar u raportua se këngëtarja 39-vjeçare Kelly Clarkson kishte paraqitur dokumentet për një ndryshim ligjor të emrit të saj, duke kërkuar që të njihej me emrin e saj të parë dhe të mesëm - Kelly Brianne.
Por, në një intervistë me emisionin People, në premierën e American Song Contest, Kelly sqaroi pse e bëri ndryshimin.
“Sapo u divorcova, kështu që më duhej ta hiqja mbiemrin tim të martesës”, i tha ajo korrespondentes së ftuar Adrianna Costa. “Unë thjesht e mbajta emrin tim të mesëm për jetën time personale. Unë jam ende Kelly Clarkson”.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.