Këngëtari nga Gjakova, Hysni Kelmendi, së bashku me dy vajzat e tij Majlindën dhe Ilirjetën sot ishte pjesë e emisionit "Weekend" në Klan Kosova.
Kjo treshe e muzikës popullore është e kërkuar në dasma dhe ahengje kudo ku ka shqiptarë.
Kelmendi u shpreh se ka punuar tërë jetën për t’i përgatitur vajzat që sot t’i ketë kolege.
“Para tre vjetësh kam filluar t’i marr vajzat nëpër dasma. Është ndjenjë e veçane t’i kem edhe vajza edhe kolege”.
“Ndonjëherë konfrontohemi, por prapë më dëgjojnë”, tha me shaka ai.
Majlinda dhe Ilirjeta deklaruan se nuk e kanë pasur fare problem t’i bashkëngjiten babait, pasi janë shkolluar për muzikë, ndërkaq kjo e fundit madje punon edhe si mësuese e muzikës.
Për ta parë intervistën e plotë, klikoni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=Kq9yHHVtZQU
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.