Për xhudisten më të mirë në botë, kosovaren Majlinda Kelemendi, para disa muajve kur kishte fituar Grand Sllem-in e Parisit, njëra nga garat më të forta në botë të këtij sporti, askush nuk kishte organizuar pritje nga organet e shtetit, por ndryshe do të jetë këtë herë.
Pas fitores në Kampionatin Europian që u mbajt në Rusi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar pritjen e xhudistëve dhe përfaqësuesve të Federatës së Xhudos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, njofton Klan Kosova
Në Aeroport po është vendosur që të mbahet edhe një konferencë për media.
https://www.youtube.com/watch?v=7MfNsHuOsug
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.