Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në rrugën Prizren-Gjakovë.
Nga përplasja e dy makinave mbetën të lënduar shtatë persona, por më së keqi e pësuan dy këmbësorë që po prisnin autobusin.
Një vajzë e një djalë morën lëndime fort të rënda pasi u përplasën disa metra larg, kur vozitësi humbi drejtimin. Të njëjtit u përcollën në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Më lehtë shpëtuan vozitësit e dy automjeteve, një burrë e një grua, që po trajtohen në repartin e ortopedisë në Spitalin e Gjakovës.
Njësia rajonale e policisë thanë se po i hetojnë shkaqet që quan në shkaktimin e këtij aksidenti.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=atbDdY8G3dM
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.