Nga aksidenti në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë, lëndime ka pësuar një person.
Zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, tha për Klankosova.tv se në aksident ishin të përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor.
I lënduari, ka pranuar tretman mjekësor, derisa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rastit.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.
https://klankosova.tv/aksident-ne-afersi-te-qkuk-se-nje-person-shihet-i-shtrire-ne-rruge/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.