Kendrick Lamar duket se po e fiton edhe kritikisht, edhe komercialisht, betejën e repit me Draken.
Kënga e tij dis ndaj këtij të fundit, Not Like Us, ka fluturuar në vendin e parë të toplistës kryesore amerikane, Billboard Hot 100.
Në këtë këngë, Lamari e akuzon rivalin e tij kanadez për pedofili dhe hedh një lumë akuzash tjera mbi të.
E gjithë kjo luftë mes tyre nisi kur në një bashkëpunim me Draken, reperi J Cole kishte thënë se ata dy bashkë me Lamarin e përbëjnë Treshen e Madhe.
Sidoqoftë, Lamari e kishte refuzuar këtë gjë duke thënë se ai qëndron i vetëm në majën e repit, gjë që kishte nxitur reagimin e Draket.
https://www.youtube.com/watch?v=N9bKBAA22Go
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.