Këngëtari Indian Sidhu Moose Wala u vra me 24 plumba, thanë zyrtarët shëndetësor që kishin akses në raportin e tij të autopsisë.
Shubhdeep Singh Sidhu, i njohur gjerësisht si Sidhu Moose Wala, u qëllua nga njerëz të paidentifikuar teksa udhëtonte të dielën në mbrëmje. Ai ishte 28 vjeçar.
Mijëra fansa u mblodhën jashtë shtëpisë së fshatit të tij për të bërë nderimet e tyre.
Në lidhje me vrasjen janë arrestuar gjashtë persona.
Sulmi ndodhi një ditë pasi siguria e tij u shkurtua nga qeveria e shtetit dhe vrasja ka çuar në një stuhi politike, duke shkaktuar zemërim masiv nga fansat dhe liderët e opozitës. Kryeministri i Punjabit, Bhagwant Mann, ka urdhëruar një hetim të udhëhequr nga një gjykatës i gjykatës së lartë për incidentin, transmeton Klankosova.tv.
https://twitter.com/ANI/status/1531474376339914753?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1531567623468892160%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-asia-india-61642596
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.