Këngëtarja Tori Kelly është në rrugën e saj të rikuperimit pasi u shtrua në spital me mpiksje të rëndë gjaku. TMZ ka mësuar se ajo tani është kthyer në shtëpi.
Burime pranë këngëtares fituese të Grammy thanë se Tori u lirua të hënën nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angelos.
Mjekët ende nuk e dinë se çfarë e shkaktoi mpiksjen e gjakut në këmbët dhe mushkëritë e Torit, tani për tani, ajo ndjehet më mirë.
Burimet të TMZ thonë se Tori do të vazhdojë të monitorohet me kontrolle të rregullta, por largimi nga spitali dhe reanimacioni është një hap i madh, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.