Këngëtarja Lily Allen e ka kujtuar një përvojë interesante të jetës së saj, derisa ishte në një udhëtim me Keith Allen, babanë e saj, dhe vëllanë, Alfie Allen.
Në podcastin e Alan Carr's Life's a Beach, ajo tha: "E humba virgjërinë nga një djalë i quajtur Fernando në Brazil kur isha rreth 12 vjeç. Jo, po bëj shaka".
Edhe pse ajo nuk e sqaroi se çfarë moshe ishte në atë kohë, ajo i tha Carr se "nuk foli më me Fernandon" pas asaj që përjetuan dhe e përshkroi përvojën "pak traumatike" sepse babai i saj kishte thirrur policinë për të po atë natë.
Allen vazhdoi: “Unë në fakt u zhduka. Shkova në dhomën e tij të hotelit, dhe padyshim që nuk u ktheva në dhomën time”.
Këngëtarja tani aktore shpjegoi se ajo "fjeti deri mëngjesin tjetër" dhe u zgjua nga policia "në të gjithë hotelin" ku ata po qëndronin.
“Policia po pyeste në tërë plazhin dhe kishin bluza me mbishkrime ‘A kishte të veshur këtë ajo", tha Allen.
“Njerëzit menduan se isha mbytur. Nuk kisha zemër të thosha: "Jo, thjesht po humbja virgjërinë".
Ajo shtoi në mënyrë komike "Unë nuk kam bërë seks për një kohë të gjatë pas kësaj ngjarjeje."
Dekada më vonë, Allen, e cila aktualisht po luan në filmin "The Pillowman në West End" të Londrës, gjeti dashurinë me yllin e Stranger Things, David Harbour. Çifti u takua përmes aplikacionit të takimeve Raya, teksa ai po xhironte "Black Widow" në Londër në vitin 2019 dhe u martuan në shtator të vitit 2020 në Las Vegas.
Aktorja ishte martuar më parë me Sam Cooper, me të cilin ka vajzat Ethel dhe Marnie.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.