Tallia Storm ka mbështetur idenë për ndalimin e njerëzve mbi moshën 40 vjeçare në klubet e natës, pasi politikani Michael Gove u pa në një klub nate në orën 2 të mëngjesit.
“Goodmorning Britain”, diskutoi rreth kësaj teme nëse personat mbi 40 vjeç duhet të largohen nga klubet e natës.
Kjo ide i pëlqeu këngëtares 22 vjeçare, Tallia, e cila tha se të moshuarit duhet t’ua lënë klubin të rinjve. Ajo tha më tej se nuk do të shohë burra në moshën e babait të saj duke vallëzuar me këngët e fundit.
“Më pëlqen kjo. Nuk dua të hyj në klub dhe të shoh babanë tim, miqtë e babait tim, apo edhe gjyshin tim duke vallëzuar”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.