Lajmet e fundit

Fustani i Karleuses kshte ngjyrë të bardhë me bisht të gjatë dhe prerje strikte, ndërsa pjesa e përparme ishte pothuajse e hapur e kombinuar me nuancat e ngjyrës nudë, njofton Klankosova.tv. Artistja serbe i ka ndarë imazhet nga eventi me më shumë se 2 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa nuk ka hezituar ta etiketojë Albina Dylën si stiliste të fustanit. Jelena Karleusa njihet për personalitetin e saj kontrovers, ndërsa është mbase e vetmja artiste serbe që posedon reputacion në të gjithë Ballkanin e që ka shprehur admirim për këngëtarët shqiptarë. Në një intervistë të dhënë kohë më parë për Prive, ajo ka theksuar se "shqiptarët po dominojnë botën në muzikë". https://www.youtube.com/watch?v=4pW3BKontZ4