Keniani Eliud Kipchoge theu rekordin e tij personal dhe botëror, pasi doli i pari në Maratonën e Berlinit, duke vrapuar 42 kilometra në kohë rekord prej dy orë e një minutë e nëntë sekonda.
Kipchoge, nër vitin 2018 kishte vendosur rekord prej dy orë e një minutë e 39 sekonda, në po të njëjtën maratonë.
37-vjeçari dhe dy herë kampion olimpik, fitoi për herë të 15-të në 17 maratona në karrierë, raporton NCBSports, transmeton Klankosova.tv.
Para Kipchoge, rekordi botëror ishte dy orë e dy minuta e 57 sekonda- i vendosur nga keniani Dennis Kimetto, më 2014.
Synimi i ardhshëm i Kipchoge është të bëhet vrapuesi i parë që fiton tre tituj olimpikë në maratonën e Parisit më 2024.
https://www.youtube.com/watch?v=hxDn4EEMank
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.