Thyesi i rekordeve botërore, David Rush, i shtoi një tjetër titull emrit të tij duke këputur 63 lapsa në gjysmë në 30 sekonda.
Banori i Idahos, i cili më parë theu rekordin për këputjen e lapsave në 1 minutë, tha se fillimisht e kishte të vështirë të thyente edhe 50 lapsa në periudhën kohore prej 30 sekondash.
"Stërvitja ime përfshinte përkuljen e një shkopi ushtrimesh për forcë dhe përdorimin e kapëseve të duarve për të rritur qëndrueshmërinë time. Nga dita në ditë, mund ta ndjeja veten duke u forcuar", shkroi Rush në postimin e tij në internet.
Rush tha se gjeti ritmin e tij dhe në ditën e përpjekjes ai këputi më shumë se 2 lapsa në sekondë për një total rekord prej 63.
https://www.youtube.com/watch?v=P_vurSILTiw
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.