Një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije në Zubin Potok.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në pasditën e së djeshmes, ndërsa vepra penale është cilësuar si "Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës", transmeton Klankosova.tv.
“Palët janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e Policisë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.