Kjo shprehje fillon të përdoret më së shumti në adoleshencë, e më pas kthehet në ves.
Shpesh prindërit i rekomandojnë fëmijët të mos i kërcasin gishtat, duke menduar se ky zakon mund të shkaktojë probleme me enjtjen e duarve ose deformimin e tyre.
Por kjo frikë nuk është e mbështetur në studimet shkencore.
Në ditët e sotme ekspertët e fushës pajtohen me mendimin se kërcitja e gishtave nuk shkakton deformime ose enjte të duarve.
Më parë është menduar se me kërcitjen e shpeshtë të gishtave vjen edhe shfaqja e artritit, si edhe është thënë se kur të plakemi do të na dridhen duart.
Mirëpo, me anë të hulumtimeve të reja radiologjike, siç është rezonanca magnetike ose rëntgeni 3D, është dëshmuar se i vetmi çrregullim mund të jetë ndrydhja e ligamenteve, transmeton Klan Kosova.
Sipas ekspertëve ky është një fenomen që ndodh më së shumti tek ata persona, të cilët e përdorin këtë metodë kur janë të stresuar, në ankth ose të mërzitur.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.