Ende asnjë gjurmë nga 26 vjeçari i cili u shpall i zhdukur nga e diela.
Kërkimet për të po vazhdojnë në malin e Pashtrikut.
Kështu thanë për Klankosova.tv nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit.
"Ende nuk e kemi asnjë gjurmë. Kërkimi po vazhdon me dronë", deklaroi një pjesëtar i ShKSh-së për Klankosova.tv.
Klankosova.tv ka siguruar edhe fotografi nga operacioni që po zhvillohet atje.
Bëhet e ditur se operacioni i kërkimit mund të vazhdojë sonte deri në orët e vona.
Për ngjarjen në fjalë Klankosova.tv ka raportuar edhe dje e po ashtu edhe gjatë ditë së sotme. / Klankosova.tv

https://klankosova.tv/po-vazhdon-edhe-sot-kerkimi-per-26-vjecarin-e-humbur-ne-pashtrik/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.