Një 55-vjeçar serb është ndaluar në Morinë, pasi dyshohet se tentoi të futej në Shqipëri, përderisa ishte në kërkim nga autoritet gjermane.
Sipas Policisë së Shqipërisë, i dyshuari G.S., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve, transmeton Klankosova.tv.
“Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit”, thuhet tutje në njoftim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.