Jetës i dha fund në serrën e oborrit të shtëpisë. E ai që dyshohet se e shtyri Betina Ymerin ta kryejë këtë veprim po kërkohet të mbesë për gjatë kohë prapa grilave.
Më së shumti këtë e uruan prindërit e 19 vjeçares që të parët shkuan në protestën e iniciuar nga ta para Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Atyre iu bashkuan edhe të tjerë njerëz me thirrje për vënien e drejtësisë për vajzën që u vetëvra, siç thuhet, pas kërcënimeve që mori nga i fejuari i saj.
Në fund të organizimit u kërkua me zë të lartë që raste të tilla mos të përsëriten më, derisa ky i tanishmi të trajtohet me prioritet.
https://www.youtube.com/watch?v=FhwiJo-0dNg
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.