Shkolla ''Faik Konica'' në Prishtinë për të dytën herë me rradhë e kaloi mësimin në skenarin C.
Por mbyllja e institucionit arsimor dy herë nga dy javë sipas drejtoreshës Jehona Oruqi po e dëmton mësimnxënien.
Ajo vlerëson se duhet të mbyllen vetëm klasat ku ka nxënës pozitivë me COVID-19, e të mos mbyllet krejt shkolla, njofton Klan Kosova.
Kritika për mënyrën se si po mbyllen shkollat kritika ka edhe mjeku Elmi Olluri.
Sipas tij vetëm nxënësi që infektohet duhet të izolohet dhe të tjerët të testohen. Ata që dalin negativë sipas tij duhet të vijojnë mësimin.
https://youtu.be/1uSg6QtcYLs
E Diellza Kukaj këshilltare Politike e ministrit të Arsimit Ramë Likaj, tha se nëpër shkolla veprohet në bazë të Protokollit të reagimit ndaj pandemisë COVID-19, që është përpiluar sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky protokoll parasheh që nëse një nxënës infektohet i tërë grupi i kontaktit do të kalojë në skenarin C.
Në Ministrinë e Shëndetësisë, kompetent se si duhet vepruar me shkollat në rast të infektimit të stafit e nxënësve po e lënë institutin që drejton Naser Ramadani.
Por meqë ky i fundit ishte i paqasshëm në telefon është e pamundur të gjendet përgjigja nëse IKSHPK do të rrisë numrin e testimeve nëpër shkolla tek rastet e dyshuara, apo nëse protokolli me të cilin po veprohet aktualisht, ka gjasë të ndryshojë, në mënyrë që të ruhet procesi mësimor me prezencë fizike në shkolla.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.