Prokuroria Speciale e Kosovës, ka kërkuar paraburgim për Agim Rexhepin, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Qielli i thyer”.
Në njoftimin e PSRK-së thuhet se ai është arrestuar nën dyshimet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Po ashtu bëhet e ditur se personi në fjalë po hetohet edhe për veprën penale “Shpërlarja e parave” në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave.
“A. R dyshohet ndër të tjera se ka tentuar të bëjë tjetërsimin e pronave për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë dobi pasurore e fituar me veprat penale me qëllimin të shmang procedurën e konfiskimit në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale transmeton Klankosova.tv.
Rexhepi u lirua fillimisht pas dhënies së dorëzanisë prej 50 mijë eurosh, por i njëjti pas raportimit të Klankosova.tv u prangos sërish për rastin e fundit.
Klankosova.tv ka raportuar ekskluzivisht rreth rastit të Agim Rexhepit.
Vërejtje:
Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/ekskluzive-prokurori-propozoi-50-mije-e-dorezani-per-rexhepin-pas-kerkeses-se-avokatit-ky-eshte-vendimi-i-gjykates-per-lirim1/
https://klankosova.tv/ekskluzive-gjykata-dorebute-ndaj-agim-rexhepit-qe-u-kap-me-10-kg-droge-ne-prishtine-e-liron-nga-paraburgimi/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.