Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitu, kërkesë në Gjykatën Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit
Z.V., 26-vjeçari që u kap me “kërpudha magjike” të mërkurën.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet Z.V., më datë 04.06.2025 rreth orës 19:45 min në Gjakovë, rr.”Konferenca e Bujanit”, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ka transportuar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që derisa ka qenë në lëvizje për gjatë rrugës së lartcekur me automjetin WV Golf, pas ndaljes së tij nga policia për kontroll rutinë, në xhepin e pantallonave të tij janë gjetur nëntë (9) qese plastike me substancë narkotike të quajtura “kërpudha narkotike - magjike” në peshë prej 28.44 gr, të cilat substanca i pandehuri ka qene duke i transportuar dhe njëherit janë sekuestruar nga ana e policisë, transmeton Klankosova.tv.
“Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 të KPRK-së”.
I pandehuri që nga data 4 qershor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.