Agjencia për Barazi Gjinore ka kërkuar nga subjektet politike, pjesëmarrëse në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ta respektojnë Ligjin për Barazi Gjinore të Kosovës gjegjësisht neni 6-të, pika (8-të) për përfaqësim të barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative me përfaqësim 50-të përqind për secilën gjini.
Agjencia për ju përkujton subjekteve politike se një përfaqësim i barabartë gjinor në vendim-marrjen politike e legjislative të vendit është reflektim dhe zbatim i drejtpërdrejtë si dhe jetëson Kushtetutën e Kosovës sipas së cilës “barazia gjinore është vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat të tjera të jetës shoqërore.”
"Agjencia për Barazi Gjinore me shqetësim vëren se nga 91 subjekte politike të regjistruara për Kryetarë komunash në Zgjedhjet Lokale 2017-të, vetëm katër kandidate janë gra, ose 4.4 % e numrit total të kandidatëve të propozuar"
" Fatkeqësisht, edhe këtë raund zgjedhjesh lokale, Kosova do të dështojë të shënojë përparimin e dëshiruar për avancimin e grave në vendim-marrje, do të dështojë të përmbushë obligimin ligjor dhe Kushtetues në përmbushjen e agjendës për barazi gjinore në Kosovë", theksohet në një komunikatë të kësaj agjenice, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.