Shishet e plastikës janë pjesë përbërëse pothuajse e secilës shportë të mbeturinave në Kosovë, për çka edhe pasojat në mjedis janë çdo herë e më të larta.
Që kjo të evitohet, Ministria e Mjedisit po ndërton një sistem që të gjitha shishet plastike, të qelqit dhe kanoçet, të rimbursohen.
Ani se mirëpresin këtë iniciativë, një inxhinier mjedisi preferon ripërdorimin e tyre para riciklimit.
Diçka që në shtetet e perëndimit funksionon qëmoti, po mirëpritet edhe nga kosovarët. Për të tjerë, politikat e tilla janë gjithnjë të mirëseardhura.
Çmimi për llojet e shisheve mbetet të vendoset pas dakordimit edhe me palët e përfshira, derisa do të hyjë në fuqi kur të miratohet Udhëzimi Administrativ.
https://www.youtube.com/watch?v=VjWUFbOSCn4
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.