Shkolla e cila ishte rinovuar në Sllatinë të Kaçanikut nga diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka dalë jashtë funksionit.
Për objektin që mban emrin e birit të tij, “Florian Ischinger”, diplomati shprehu gatishmërinë që t’ia ndërrojnë destinacionin.
Nxënësit që vijonin mësimin në këtë shkollë, u bartën në një tjetër vend për shkak që qenë pak, derisa banorët thanë se janë të gatshëm t’i dalin në ndihmë si të munden gjermanit për ta jetësuar dëshirën e tij.
Sipas Alejtin Berishës i cili ishte nikoqir i Ishingerit që kur ishte në vizitë në Kosovë, historia e investimit në atë shkollë është e veçantë, meqë diplomati kishte rinovuar shkollën e djegur në luftë me fondin e mbetur nga biri i tij që atë kohë kishte ndërruar jetë.
Rifunksionalizimin e objektit e kanë menduar edhe në komunën e Kaçanikut, ku janë të hapur të jenë mbështetës të ideve të Ischingerit.
https://www.youtube.com/watch?v=rO-vg-She2o
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.