Komisioni për Buxhet dhe Financa në mënyrë unanime ka miratuar rekomandimin e grupit punues të këtij komisioni për uljen e pagave të menaxhmentit të lartë dhe drejtorit të Trustit për 25 për qind.
Krejt kjo me qëllim të nivelizimit të pagave me Bankën Qendrore të Kosovës. Bordi i Trustit ka afat shtatë ditë që marrë vendim për këtë çështje në të kundërtën komisioni do t’i propozoj Kuvendit të marrë vendim për uljen e pagave në Trust.
Paga më e lartë në Trust është 4980 euro, e drejtorit menaxhues, ndërsa paga më e lartë në BQK është e guvernatorit 4120 euro.
Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, tha se pagesa e menaxhmentit të Trustit është përtej pagave të institucioneve siç është ajo e Bankës Qendrore.
Naser Osmani, nga LDK tha se grupi punues ka analizuar pagat e Trusitit dhe të BQK-së. Osmani në emër të grupit punues ka rekomanduar që pagat e menaxhmentit të Trustit të ulen për 25 për qind.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.