Besfort Shala ka njoftuar se i ka përfunduar studimet e magjistraturës në matematikë në Universitetin e Oxfordit, me notën më të lartë.
Bëhet fjalë për të riun kosovar që para një viti pat njoftuar se ishte pranuar nga ky universitet në Londër për t’i ndjekur studimet e magjistraturës, por që nuk kishte pasur mundësi t’i mbulonte shpenzimet.
Klan Kosova atëbotë ka bërë një kronike me të, ku ai kishte treguar edhe për hapjen e një fondi për të mbledhur para në mënyrë që të mund t’i përballonte studimet e planifikuara.
https://klankosova.tv/oxfordi-e-pranon-studenti-kosovar-nuk-ka-para-te-shkoje-ne-angli-video/?fbclid=IwAR2bRDMd5pSPkkkEenLtQcCnueUDo_ldT10vx2khwgeq2yOjs-c1WpquyO8
Dhe duket se ia kishte arritur qëllimit, meqë sot, me anë të një postimi në Facebook ai deklaroi se e përfundoi misionin e tij me rezultat maksimal, përkatësisht klasifikimin Dictinction.
Shala po ashtu falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ia mundësuan këtë rrugëtim.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.