Kesha po lançon një iniciativë të re.
Këngëtarja 38-vjeçare njoftoi sot për “SMASH”, platformë të re komunitare për krijuesit e muzikës.
Platforma përshkruhet si vend “ku krijuesit lidhen, bashkëpunojnë dhe punësojnë njëri-tjetrin sipas kushteve të tyre - dhe ruajnë të drejtat për çdo gjë që krijojnë”.
E bashkëthemeluar nga Kesha, Alan Cannistraro dhe Lagan Sebert së bashku me një ekip veteranësh të industrisë muzikore dhe teknologjisë, SMASH “synon t’u japë krijuesve qasje në komunitetin profesional që u nevojitet për të bërë muzikë të mahnitshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.
“Qëllimi im është të ndryshoj strukturën e pushtetit të biznesit të krijimit të muzikës në favor të krijuesve”, thotë Kesha.
“Nënshkrova një marrëveshje “grabitqare” kur isha 18 vjeç dhe më pas kalova më shumë se një dekadë duke luftuar për të rifituar të drejtat për zërin dhe imazhin tim. Kur më në fund fitova lirinë time, kuptova se lufta nuk kishte mbaruar. Dua të sigurohem që ajo që më ndodhi mua të mos i ndodhë më kurrë askujt tjetër”.
Për të festuar, Kesha i ftoi krijuesit të marrin pjesë në një sfidë ekskluzive remiksi për këngën e saj të re, “BOY CRAZY”.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.