Të mërkurën në Prishtinë nisi punimet edicioni i parë i samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci.
Në ngjarjen që për kryetemë kishte dialogun Kosovë-Serbi, u shpalosën disa qëndrime dhe perspektiva.
“Këtë vit OKB (mbledhja e Asamblesë Parlamentare në Nju-Jork) ka një kuptim më të madh sesa zakonisht kur bëhet fjalë për inkurajimin e partnerëve tanë përgjatë rrugës së tyre evropiane. Natyrisht Kosova dhe Serbia, nuk bëjnë përjashtim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fort dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Cynthia Cook, zëvendës-shefe politike në ambasadën amerikane në Prishtinë.
“Besojmë se dialogu është mënyra e vetme që Kosova të sigurojë vendin e saj të duhur në institucionet evropiane e euro-atlantike. Për të përmirësuar jetët e gjithë kosovarëve dhe shtrimin e rrugës drejt një zgjidhjeje jetëgjatë të bazuar në njohje të ndërsjellë”, shtoi ajo.
Për njohjen veçse si parakusht për hyrje në BE të u deklarua me anë të videolidhjes i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, që solli në vëmendje vizitën e kancelarit Olaf Scholz, në Prishtinë e Beograd, më 10 qershor.
“Ai (kancelari) ishte goxha i qartë në qëllimin e krejt procesit. Njohje reciproke si hap përpara për anëtarësimin e të dyja vendeve në BE. Nga ana tjetër ne presim angazhim të qartë nga ana e Kosovës që të sqarojë çështjet që janë arritur në marrëveshjen e Brukselit, natyrisht brenda kornizës kushtetuese”, tha Sarrazin.
Pastaj shpalosi pritjet më të veçanta që i kanë për Kosovën, integriteti, sovraniteti dhe funksionimi i të cilës sipas tij, janë të paprekshme.
“Tabutë në këtë debat sidomos ato mbi pikat që janë ngritur në ujdinë e Brukselit, nuk ndihmojnë. Kështu që ne presim që të hapet debati për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës”, përfundoi emisari gjerman.
https://www.youtube.com/watch?v=vbc90itJ0_s
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.