Vendimi për arrest shtëpiak për Dejan Pantiq zuri vend qysh në fillim të konferencës vjetore të kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Jetish Maloku, sqaroi se nuk është në përgjegjësinë e prokurorisë të sigurojë sjelljen e ish-policit serb para organeve të drejtësisë. Madje, i kritikoi edhe krerët qeveritarë për ndërhyrje në punën që bëjnë, njofton Klan Kosova.
“Në aspektin e mos arritjen e këtij të dyshuari ne nuk mendojmë se është përgjegjës prokuroria, janë institucionet përkatëse që ato ta sjellin dhe sigurojnë personin në fjalë”, tha Maloku.
Ai foli edhe për dorëheqjet e prokurorëve serbë duke thënë se sollën një situatë komplekse dhe jo fort të këndshme për institucionin që udhëheq.
“Menjëherë pas vitit të ri - besoj pas pranimit të një analize që do i bëhen të gjitha dorëheqjeve pasi arsyetimet e këtyre dorëheqjeve nuk janë krejt të njëjta ndryshojnë - ne besojmë që shumë shpejt do të vendosim në mënyrë meritore për këto dorëheqjet”.
Maloku këtu përmendi edhe vonesën e dekretimit të kryeprokurorit të shtetit teksa tha se KPK ka zhvilluar procedurat e nevojshme, e tani ajo është përgjegjësi e presidentes. Para gazetarëve potencoi se ndër sfidat kryesore të 2022-ës ishte edhe vendimi i qeverisë për uljen e pagave.
Sipas tij, gjatë këtij viti KPK ka pranuar gjithsej nëntë kërkesa për fillim të procedurave disiplinore ndaj prokurorëve, derisa janë nxjerr 17 vendime disiplinore.
“Ka shqiptuar katër vërejtje jo publike me shkrim përfshirë tre marrëveshje pastaj katër vërejtje publike me shkrim përfshirë dy marrëveshje”.
Këtu u bë e ditur se ky institucion ka shënuar rezultate dhe efikasitet në luftim të korrupsionit e krimit ekonomik dhe se ka marrë më shumë se 180 vendime.
https://www.youtube.com/watch?v=zWu0RM-0e0g
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.