Çifti që drejton PinkNews, platformën më të madhe të lajmeve LGBT në botë, është akuzuar nga ish-punonjës për disa raste të sjelljeve të papërshtatshme seksuale.
Ish-punonjës të kompanisë i thanë BBC-së se Anthony James, një nga drejtuesit e kompanisë dhe bashkëshorti i themeluesit Benjamin Cohen, është parë duke puthur dhe prekur një kolege të re, e cila, sipas tyre, dukej shumë e dehur për të dhënë pëlqimin e saj, transmeton klankosova.tv.
Mbi 30 ish-punonjës dhe anëtarë aktualë të stafit raportuan një kulturë të konsumit të tepruar të alkoolit në kompani, duke pohuar se kjo ka çuar në raste kur Benjamin Cohen dhe bashkëshorti i tij janë sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj punonjësve më të rinj.

Përfaqësuesit e Benjamin Cohen dhe Anthony James thanë për BBC-në se aktualisht nuk janë në gjendje të japin një deklaratë, por shtuan se qëndrimi i tyre është se akuzat janë të pavërteta.
BBC ka intervistuar 33 ish-punonjës të PinkNews nga periudha 2017-2024 dhe ka parë prova përfshirë ankesa zyrtare të shkruara, emaile private dhe mesazhe WhatsApp ku stafi shprehte shqetësimet e tyre.
Gjithashtu, dokumente mjekësore tregojnë për probleme me stresin dhe shëndetin mendor të lidhura me mjedisin e punës në kompani.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.