Kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi së bashku me trajnerin e saj Driton Kuka janë pritur nga komanda e KFOR në Pejë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kuka me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
"Komanda e KFOR në Pejë e komanduar nga Italia,organizoj pritje madhështore për Kampionen Olimpike ani pse në finale Majlinda mposhti bashkevendësen e tyre!"
"JU faleminderuam forcave të KFOR për kontributin e tyre per Shtetin tonë!Grazie Colonnello Giovanni Giagheddu !", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.