Presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka përsëritur paralajmërimin e tij ndaj Iranit nëse ky i fundit nuk e hap Ngushticën e Hormuzit deri më 6 prill.
Në lidhje me këtë ngushticë, ai i ka ndryshuar afatet e tij disa herë gjatë luftës, raporton BBC.
Ja një përmbledhje:
1: Më 21 mars, Trump tha se do të "godiste dhe shkatërronte" termocentralet, "duke filluar me ato më të mëdhatë së pari", nëse Irani nuk do ta rihapte rrugën ujore brenda 48 orëve.
2: Dy ditë më vonë, ai tha se kishte pasur "biseda shumë të mira dhe produktive" midis vendeve dhe shtyu afatin për pesë ditë.
3: Më 27 mars, Trump tha se do ta shtynte sulmin ndaj centraleve energjetike për 10 ditë, "sipas një kërkese të qeverisë iraniane", duke e çuar afatin në 6 prill.
Paralajmërim 48-orësh: Dje, me afrimin e afatit të 6 prillit, ai paralajmëroi se Irani kishte "48 orë" kohë.
Paralajmërimi i fundit: Në një postim në rrjetet sociale, Trump e përsëriti këtë paralajmërim sot.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.