Qeveria e Kosovës ka emëruar sot bordin prej nëntë anëtarësh të Këshillit Shtetërorë për Cilësi të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Shyqyri Bytyqi, ministër i Arsimit, ka thënë se anëtarët e zgjedhur në këtë bord janë profesionistë dhe i kanë plotësuar të gjitha kriteret e parapara.
Ai ka njoftuar se pjesë e anëtarëve të bordit janë edhe tre ndërkombëtarë.
Të emëruarit janë Vjollca Krasniqi, Arta Jakupi, Rozafa Koliqi-Lila, Magdalena Ziolo, Gazmend Luboteni, Herbert K. Amato, Xhavit Rexha, Jeffrey Butel, Dukagjin Zeka. Ky Këshill zgjidhet me mandat pesë vjeçar, ndërsa vendimi për emërimin e tyre hyn në fuqi ditën e ratifikimit të anëtarëve të KSHC-së në Kuvendin e Kosovës.
Shkarkimi i bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë që Kosova të përjashtohet nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.