Dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut e kanë humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd - Nish, konkretisht tek nyja Umçari.
Mediat në Maqedoni të Veriut raportojnë se në veturën e aksidentuar ishin kushërinjtë Nazim dhe Shkëlzen Avdiu si dhe bashkëshortja e Shkëlzenit.
Në vendin e ngjarjes jetën e kanë humbur Nazim Avdiu dhe bashkëshortja e Shkëlzenit, kurse ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/dy-shqiptare-te-maqedonise-se-veriut-vdesin-ne-nje-aksident-ne-serbi1111/
Aks
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.