Të shtunën legjenda e boksit Muhammad Ali ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare.
Ai njihet si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave në botë. Pavarësisht kësaj kishte raste kur edhe ai kishte parë vetën në dyshemenë e ringut, njofton Klan Kosova.
Janë pesë boksierë të cilët edhe arritën që të mposhtin. Më 1971 ishte meçi i parë që e humbi Ali. Për kundërshtar atë botë kishte Joe Frasier një boksier amerikan. Kjo humbje ishte e para në karrierën e Ali e që kishte ardhur pas 32 meçeve.
Fraiser ishte kampion i botës në kategorinë e rënë, ku kishte boksuar nga viti 1965 deri më 1976, më pas për tu rikthyer më 1981.
Këtë takim Ali e kishte humbur me vendim unanim të gjyqtarëve.
I dyti që kishte arritur ta mposhte legjendën Ali ishte Ken Norton në mars të vitit 1973, ku përsëri fituesi ishte vendosur pas 12 raundeve dhe kjo ishte ndeshja e parë e boksierëve. Më pas rimeçin e kishte fituar Ali, po ashtu me vendin të gjyqtarëve.
Leon Spinksleon është njeriu i tretë që kishte mposhtur Ali-n në boksin profesionist. Në meçin e vitit 1978 në 15 raunde në Las Vegas, Ali kishte pësuar humbjen e tretë.
Më pas ishte Larry HomesIn që më 1980 që po kalonte ditët më të mira të karrierës së tij. Këtë e tregon edhe fitorja ndaj Ali. Atë botë Ali kishte rastin që të bëhej kampion i katërfisht botëror, por nuk shkoi gjithçka sipas planit.
Dhe i pesti dhe i fundit ka qenë Trevor Berbickin që me 1981 i kishte shkaktuar humbje Muhammad Ali-së në ndeshjen që verdiktin e kishin dhënë gjyqtarët.
Kjo ishte ndeshja e fundit në boksin profesionist për Ali, ku në këtë vit edhe ishte pensionuar, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.