Dieta vegane përfshin të gjithë artikujt ushqimorë që vijnë ose janë bërë nga bimët. Ajo nuk përfshin asnjë artikull ushqimor të marrë nga kafshët. Kjo përfshin vezë, produkte të qumështit dhe mish. Arsyeja kryesore për njerëzit që zgjedhin dietën vegane është se ajo është e pasur me lëndë ushqyese dhe ka shumë përfitime shëndetësore.
Një dietë vegane mund të ndihmojë në kontrollimin e elementeve vendimtare të trupit, zvogëllimin e shanseve për sëmundje të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Nëse po mendoni të kaloni nga dieta e zakonshme në një dietë vegane, këto janë disa përfitime të rëndësishme:
Studime të shumta kanë treguar se ushqimi vegjetarian ndihmon në uljen e peshës. Shoqata Amerikane e Zemrës dhe Shoqata Amerikane e Diabetit rekomandojnë një dietë të tillë për humbje efektive të peshës. Meqenëse një dietë vegane është shumë e ulët në kalori, ajo ndihmon për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Gjithashtu, sasia e fibrave në ushqimin vegan është jashtëzakonisht e lartë. Shumë studime kanë treguar se marrja e fibrave është shumë e rëndësishme për funksionimin e qetë të mekanizmave të trupit.
Studimet tregojnë se veganët dhe vegjetarianët kanë shumë më pak rrezik për të zhvilluar diabet të tipit 2. Përveç kësaj, një dietë vegjetariane balancon nivelet e insulinës në gjak, raporton News18, transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.