Po pretendon se suksesin që Majlinda Kelmendi i solli vendit, mund ta përsërisin edhe sportistët e tij
Por që të ndodhë një gjë e tillë, për trajnerin e taekwondos Valmir Fetiu, pengesë është vet Federata e këtij sporti në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, ky monopol që kanë krijuar në Federatë, më së shumti po shkon në dëm të vet sportistëve.
Sipas asaj që Fetiu deklaroi në Klan Kosova ditë më parë, kjo po ndodh pasi që personat që udhëheqin me institucionin kryesor të Taekwondos në vend, interesat personale i kanë vënë para atyre të sportistëve. Ani pse kanë kërkuar disa herë që kjo të ndryshoj
Por këto akuzat e tilla i ka mohuar kreu i Federatës së akuzuar, Nuhi Gashi.
Madje ai kërkon që të faktohen pretendimet që ngriten nga të tjerët.
Gashi më tutje kërkon që në rastin e tyre të ndërhyjnë institucionet përkatëse.
Për detajet ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetari Liridon Zeqiri.
https://www.youtube.com/watch?v=Li5Sqfo0Igk&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.